Shqipëria do të përballet me Serbinë më 7 qershor në orën 20:45, në ndeshjen e vlefshme për Grupin K për kualifikueset e Botërorit 2026. Kombëtarja kuqezi, e drejtuar nga Sylvinho, synon rezultat pozitiv, në një ndeshje mjaft delikate.
Trajneri i njohur, Shpëtim Duro, në Sport News në News 24, tha se skuadra duhet të tregohet e kujdesshme, pasi vetëm kështu mund t’ia dalim.
“Serbët kanë lojtarë të mirë, kanë Vlahovic në sulm. Është një ekip që ndaj të cilit duhet të tregohemi të kujdesshëm. Kemi edhe ne lojtarë të mirë, që mund t’i godasim në momentë të veçanta. Duhet të kemi kujdes në situata standarde. Nuk duhet të gabojmë shumë, sidomos në gjërat e vogla.
Grupin e kemi, kontingjenti ne kemi. E dijmë që duhet të fitojmë, por ka shumë elementë.Duhet të luajmë të kthjellët, në të gjitha elementët e lojës. Përgatitja e ndeshjes, janë gjëra që ka punuar trajneri” – tha Duro.
