Udhëheqësit e Gjermanisë, Britanisë dhe Holandës kanë paralajmëruar kundër ndalimit te të importeve ruse të energjisë, duke thënë se nuk kishte furnizime alternative të menjëhershme.

Kundërshtimi erdhi pasi Shtetet e Bashkuara të dielën thanë se ishin në “diskutime aktive” me vendet evropiane për mbylljen e importeve të naftës ruse si pjesë e sanksioneve kundër Moskës.

“Evropa ka përjashtuar qëllimisht furnizimet me energji nga Rusia nga sanksionet”, tha kancelari gjerman Olaf Scholz në një deklaratë.

“Furnizimi i Evropës me energji për prodhimin e nxehtësisë, lëvizshmërinë, furnizimin me energji elektrike dhe industrinë nuk mund të sigurohet në asnjë mënyrë tjetër për momentin.”

 

(Balkan Web)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb