Varësia që Inter ka krijuar nga Lukaku është shumë e madhe, për më tepër asnjë nga lojtarët që Conte ka në dispozicion nuk arrin të mbulojë mungesën e tij. Zikaltërit do të përpiqen që në këtë sesion të gjejnë një opsion të përshtatshëm, në çdo rast, alternativa duhet të jetë me pak kosto. Në fakt, ekziston një opsion i tillë, një sulmues perfekt për Conte, me karakteristika të ngjashme me Lukakun, një zëvendësues ideal për të, bëhet fjalë për Felipe Caicedo.

Ciasedo
Ciasedo

Sulmuesi i Lazio ka një kontratë me kryeqytetasit deri në vitin 2022, zyrtarisht nuk është në merkato, por për Lotiton çdo lojtarë mund të largohet nëse vjen oferta e duhur, as Caicedo nuk bën përjashtim. Kartoni i tij vlerësohet minimalisht me 8 milion euro, në këtë pikë Lotito nuk pranon skonto. Caicedo është një lojtarë që ka një marrëdhënie shumë të mirë me golin pavarësisht se Inzaghi e ka aktivizuar pak ose aspak gjatë këtij sezoni. Presidenca e Inter e ka bërë të qartë se nuk do të ketë merkato në hyrje, vetëm në rast të ndonjë okazioni. Nëse gjerat shkojnë sipas parashikimeve, nëse arrijnë të shesin Eriksen me shumë e duhur, të paktën 25 milion euro, mund të bëjnë një përjashtim të vogël për të veshur zikaltër Filipe Caicedo.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: