Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me dhunën e ushtruar mëngjesin e sotëm ndaj avokatit Sokol mëngjesi, në zonën e ish-Bllokut

Gazetari Igli Çelmeta, në një raportim nga Spitali i Traumës tha se gjendja e tij është e stabilizuar. Në spital ka qenë edhe drejtori i policisë Tonin Vocja.

Polica është drejt identifikimit të autorëve, ku janë identifikuar dy prej tyre.

Mësohet se autorët e kanë mbajtur Mëngjesin nënë vëzhgim dhe më pas mëngjesin e sotëm e kanë sulmuar.

Kamerat e sigurisë. Pamjet e të cilave janë sekuestruar nga autoritetet, kanë regjistruar tre autorët të veshur me të zeza dhe me kapele.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb