Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot se pas rritjes së rrogave për punonjësit e policisë, është shpërndarë tashmë edhe bonusi nga “Pakoja e Madhe”.

Në një postim në Faceebook, Rama tha se qëllimi i bonusit është zerimi i impaktit të inflacionit në familjet e këtyre punonjësve,.

Postimi i plotë:
Duke uruar ta kenë sa më të mbarë vitin që sapo ka nisur, punonjësit e Policisë së Shtetit, për të cilët para pak muajsh i rritëm pagat në mënyrë të konsiderueshme, e morën edhe bonusin nga Pakoja e Madhe, si një mbështetje plus për të zeruar impaktin e inflacionit të luftës mbi familjet e tyre.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: