TIRANË

Aktorja e njohur Olta Daku ka reaguar pas prishjes së Teatrit Kombëtar. Në një postim në rrjetet sociale aktorja Daku shkruan se sot për të është dita më e trishtuar e jetës së saj. Postimin Olta Daku e shoqëron me një foto nga salla e Teatrit Kombëtar.

 

View this post on Instagram

 

Dita më e trishtuar e jetës time

A post shared by Olta Daku (@oltadaku) on

Teatri
Teatri

Teatri Kombëtar u prish orët e para të mëngjesit të sotëm, ndërsa forca të shumta policie rrethuan zonën. Policia përdori forcën për të larguar artistët dhe qytetarët e po kështu ka hedhur gaz lotsjellës për t’i shpërndarë. Kujtojmë se artistët dhe shoqëria civile të mbështetur nga opozita kanë protestuar prej gati dy vjetësh kundër shembjes së Teatrit Kombëtar duke denoncuar si një aferë korruptive qëllimet e qeverisë për prishjen e tij.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb