Me disa foto të publikuara në rrjete sociale, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka denoncuar ndotjen në kryeqytet. Blushi shkruan se qytetarët paguajnë 100 mijë euro në ditë për inceneratorin e Tiranës për të djegur mbetjet, por ndërkohë, ky shërbim nuk ofrohet dhe mbeturinat mbytin kryeqytetin.

Postimi i Tedi Blushit:

Ky mal me mbetje urbane, i padenjë për çdo qytet modern në vitin 2023, gjendet në një nga sheshet kryesore të Tiranës, pikërisht në Sheshin “Wilson”. Ndërkohë 100 mijë euro paguhen çdo ditë për inceneratorin e Tiranës që nuk ekziston, kryeaferën korruptive të kandidatit për qeli të “Rilindjes”, Erion Veliaj, që shpërdoron taksën e pastrimit dhe mbyt kryeqytetin nga mbeturinat!
Më 14 Maj, koha për pastrimin e Bashkisë së Tiranës nga plehrat!
Bashkë Fitojmë!

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb