Sulmuesi Tedi Cara, po bëhet gati që t’i japë lamtumirën skuadrës së Oleksandria, ku ka luajtur që nga transferimi nga radhët e Partizanit në janarin e vitit 2025.

Futbollisti u bë protagonist në radhët e klubit ukrainas duke spikatur me lojën e tij ofensive, teksa ishte ktheyr në golashënuesin kryesor të skuadrës me 6 gola e 2 asiste në pjesën e dytë të sezonzit të kaluar. Ai ka shënuar 4 gola edhe në këtë sezon me ekipin e Oleksandrias, por tashmë skuadra nuk luan më për pozitat e larta në klasifikim dhe kjo ka shtyrë Carën që të bëjë një tjetër lëvizje në merkaton e janarit.

Sipas informacioneve nga Ukraina, Cara do të zyrtarizohet në ditët në vijim si futbollisti më i ri i Kolos Kovalivka, po në kampoionatin ukrainas. Ky është klubi në të cilin luan aktualisht edhe Arinaldo Rrapaj, i kthyer në këtë edicion në një prej skuadrave që kërkojnë kualifikimin në Europë.

Të njëjtat burime bëjnë të ditur se Kolos do të paguajë rreth 700 mijë euro për kartonin e anësorit të sulmit kavajas. Një vendim që padyshim gëzon edhe Partizanin, i cili në momentin e transferimit të tij, një vit më parë, ruajti përqindje të kartonit për shitjen e radhës të lojtarit 25-vjeçar.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb