Deklarata e Joe Biden, se ‘SHBA do të çlirojë Iranin’ ka sjellë edhe reagimin e qeverisë së Teheranit.

Homologu i tij iranian Ibrahim Raisi tha se SHBA duhet ta ketë të qartë se Irani është çliruar 43 vite më parë.

“Irani u çlirua 43 vite më parë dhe është i vendosur të mos bjerë më në robërinë tuaj”, ka thënë ai.

Më 11 shkurt 1979, në Iran u zhvillua Revolucioni Islamik. Pushteti në vend kaloi në duart e klerit, të udhëhequr nga Imam Khomeini.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb