Tek Inter është dita e Achraf Hakimi. Blerja e parë e madhe në merkaton e verës për klubin zikaltër mbërriti në Milano paraditen e së martës. Sipas traditës, futbollisti iu nënshtrua testeve mjekësore që i paraprinë firmës në kontratën që do ta mbajë lidhur me Interin deri në vitin 2025.

Hakimi vjen nga Real Madrid për 40 milion euro plus 5 të tjera bonus, ndërsa në dy vitet e fundit ka luajtur me Borussia Dortmund në formë huazimi.

Hakimi
Hakimi

Për këtë arsye, anësori i djathtë ka dashur të përshëndesë tifozët e skuadrës gjermane. Hakimi konsiderohet një blerje shumë e rëndësishme që blindon krahun e majtë në skuadrën e Antonio Conte. Por Inter nuk do të ndalet këtu. Tashmë, Marota dhe Ausilio janë në kërkim të një përforcimi në “fashën” tjetër. Dy janë emrat kryesorë në listën e drejtuesëve zikaltër dhe të dy vijnë nga Chelsea. Bëhet fjalë për Marcos Alonso dhe Emerson Palmieri. Për këtë të fundit ka një interesim të hershëm edhe nga Juventus.
(balkanweb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: