Një video tronditëse nga Rusia që tregon një djalë të ri, që ka marrë thirrjen për t’iu bashkuar ushtrisë në frontin e luftës në Ukrainë, i cili i kërkon shokut të tij t’i thyejë krahun me vare për të shmangur rekrutim po bën xhiron e internetit.

Teksa më shumë se 100 mijë persona zgjodhën të “arratiseshin” nga Rusia pas njoftimit të Putin për mobilizim të pjesshëm ushtarak, të tjerët zgjodhën të përdornin masa më drastike duke lënduar edhe veten për të shmangur tmerret e luftës.

Siç shihet, në videon e publikuar nga Daily Mail , shoku i ushtarakut shihet duke e goditur me vare dhe më pas largohet nga zona ku ndodheshin.

Për momentin është e paqartë nëse goditja përfundoi me thyerjen e krahut të rekrutit dhe nëse ai iu shmang thirrjes së shpallur nga presidenti rus.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb