Numri një i stolit të Bylisit, Naxhi Shensoi është shfaqur i mërzitur për mediat pas humbjes ndaj Teutës.

“Erdhëm për fitore, kjo ishte strategjia jonë për këtë takim. Vinim pas dy fitoreve dhe kishim vetëbesim optimal. Erdhëm për fitore, por nuk arritëm që të evitonim humbjen.

Uroj Teutën për fitoren. Krijuam shumë raste për shënim, loja ishte e mirë, por nuk arritëm që të finalizonim. Mendoj që ky ishte problemi në ndeshjen e sotme. Do të vazhdojmë që të luajmë mirë dhe të kemi një mentalitet fitues.

Unë gjithmonë luaj për fitore, nëse nuk arrij dot suksesin, atëherë kënaqem me pikën. Krijuam më shumë raste, por Teuta i shfrytëzoi më mirë mundësitë e saj. Bylisi do të futet në çdo ndeshje me mentalitet fituesi”, ka thënë Shensoi.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: