Trajneri i Chelsea, Graham Potter ka analizuar humbjen 2-0 ndaj Tottenham.
“Sigurisht që mund të kishim bërë më mirë, kur pranon gola ka gjithmonë diçka që mund të përmirësohet. Ka zhgënjim sepse në pjesën e parë nuk kishte shkuar aq keq, por goli në fillim të pjesës së dytë na preu këmbët.
Megjithatë, pjesa e parë ishte e ekuilibruar. Ne u përpoqëm të reagonim, por nuk arritëm” – tha ai.
(BalkanWeb)
