Erzeni u mund 0-2 në shtëpi nga Kukësi. Pas takimit, për mediat ka folur Xhevahir Kapllani, trajneri i ekipit nga Shijaku.

“Episodet na ndëshkuan. Mendoj që skuadra u paraqit mirë. Ishim përgatitur për të shtunën dhe u munduam që ti rimotivojmë lojtarët. Kundërshtarët u treguan mjeshtër për të vonuar lojën.

Rastet e humbura? Më vjen shumë keq, sepse 70% të lojës e dominuam ne, por ky është futbolli. Jam i kënaqur me lojtarët dhanë maksimumin, por episodet dhe mungesa e eksperiencës vendosën këtë sfidë.

Mungesa e rezultateve? Nuk besoj se do të ndikojë. Ne po vuajmë golin, pasi krijojmë shumë raste por nuk po finalizojmë. Nuk ka vend për rënie psikologjike, ne vazhdojmë që të shohim përpara.

Ndryshimet në sulm? Futëm dy sulmues në lojë, sepse po kërkonim golin e barazimit. Na mungoi vetëm goli në këtë takim, sepse krijuam shumë raste. Mungoi edhe fati, sepse u ndëshkuam në momentet tona më të mira”, tha Kapllani.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb