Trajneri i Manchester United Ten Hag ka komentuar fitoren 2-1 ndaj Manchester City.

“Pjesën e parë luajtëm shumë mirë, ne u mbrojtëm dhe patëm mundësi të mira. Ishim vërtet të lumtur në pjesën e parë. Pas pjesës së parë na u desh të zëvendësonim Martial pasi pati shqetësime dhe loja ndryshoi. Siti shënoi, por ne patëm shumë besim dhe ju kundërpërgjigjëm. Jam shumë i kënaqur me paraqitjen e ekipit”.

Për golin kontrovers të Bruno Fernandes: “E shoh edhe nga ana tjetër. Rregullat, është një moment konfuz për vijën e pasme të kundërshtarit. Rregullat thonë se Markus nuk e preku topin dhe nuk po ndërhynte. Bruno erdhi nga mbrapa,  por unë mund ta shoh nga ana tjetër.”

Për rikuperimin e Rashford nga një goditje në pjesën e parë: “Lojtarët duhet të jenë elastik. Në një ndeshje futbolli duhet të vuash dhe të sakrifikosh për të marrë rezultatin e duhur.

“Besimi është kthyer dhe ne jemi në një drejtim të mirë. Ju duhet të punoni jashtë posedimit kundër skuadrave si Siti. Ata kanë cilësi në momente të ndara për të shënuar gola. Ne e pamë këtë sot. Një gabim dhe ata shënuan”, – Tha ai.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: