SHBA – Një pistoletë e çuditshme, në formë celulari pritet të marrë licencën a aprovimit për të dalë në treg. Ajo është e përbërë nga dy tyta, është një pistoletë e kalibrit 380 me lazer, ka kamera sigurie dhe pamjen e një smartphone.
Pamja e saj ka tërhequr mjaft vëmendje, por dhe është kritikuar shumë, pasi kjo pistoletë mund të mbahet lehtësisht me vete, pa u vënë re, duke sjellë edhe rritje të rrezikut.
“Ajo që është shqetësuese është fakti që ngjan shumë me një telefon të vërtetë dhe mund të transportohet lehtësisht dhe njerëzit nuk do arrijnë ta kuptojnë rrezikun që u kanoset”, ka deklaruar një nga kritikët.
(er.cu/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb