Nga: MARIGLEN MËRTIRI*TIRANË-Megjithëse ligji për arsimin parauniversitar nuk ka ndryshuar, ekspertët e arsimit deklarojnë se teksti unik që parashikon ky projektligj është bërë de fakto me udhëzim të ministres në kundërshtim me ligjin. Ndriçim Mehmeti deklaron se nëse për një tekst duhet minimalisht 1 vit për tu konceptuar dhe hartuar, udhëzimi i ministres e zbret në një muaj këtë proces.

“Nuk është ndryshuar ligji dhe me ligjin e vjetër thuhet do keni tekste unike. E ka hequr me udhëzim dhe ka dalë mbi ligjin. Pra për një muaj e 7 ditë do të dalin tekstet e historisë për vitin e ri akademik ndërkohë që për 25 vite ne nuk morëm dot vesh datën e çlirimit”- sqaron Mehmeti.

Përsa i përket komisionit për emërimin e mësuesve ku projektligji i ri synon ta shmang Mehmeti deklaron se po ky komision u përdor për drejtorët e shkollave të cilët janë sot në punë. Ndaj më këtë ndryshim synohet të emërohen njerëzit e partisë dhe jo më të mirët si deklaron ministrja.

“Është një standard i dyfishtë pasi nuk na interesojnë rreth 2 mijë drejtorë dhe nëndrejtorët por na interesojnë 36 mijë mësues se si do ti emërojmë. Drejtorët dhe nëndrejtorët i emërojmë edhe me konkurs dhe mund të na shpëtojë edhe ndonjë që nuk është i joni por mësuesit i duam të gjithë tanët. Këtu është qartë një klientelë partiake.”- u shpreh Mehmeti.

Për Ndriçim Mehmetin Ministrja e Arsimit nuk i ka qëndruar sloganëve që ka deklaruar para mësuesve dhe nxënësve dhe sot vjen më një tjetër teori.
“Unë jam ministrja e dashur që me dashurinë që u përcjell drejtorëve të mi zgjedhin me dashuri mësuesit që dua unë.”- u shpreh Memhemti.

(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: