Izraeli e ka zgjatur ndalimin e hyrjes për të huajt edhe për katër javë të tjera, deri më 1 gusht, njoftoi sot Autoriteti Aeroportual i vendit për kompanitë e linjave ajrore.

Përjashtime do të bëhen vetëm kur të tregohen lejet e duhura nga autoritetet e imigracionit.

Ndalimi nuk vlen për qytetarët izraelitë ose ata që mund të dëshmojnë se jeta e tyre është e bazuar në vend.

Izraeli e aplikoi fillimisht ndalimin e hyrjes më 18 mars, si pjesë e përpjekjeve për të luftuar koronavirusin e ri.

Kohët e fundit, vendi, për të cilin turizmi është një nga faktorët më të rëndësishëm ekonomikë, ka parë një rritje të fortë të rasteve të COVID-19.//ATSH

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb