Frika e tifozëve polakë mbëmjen e së hënës, kur Lewandovski u dëmtua në sfidën miqësore ndaj Turqisë, duke lënë fushën e lojës në minutën e 32-të sapo u konfirmua nga Fabrizio Romano, gazetari i famshëm italian.
Lewandovski nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e parë përballë Holandës. Mjekët e kombëtares polake po bëjnë maksimumin, që të kenë në fushën e blertë, sulmuesin e Barcelonës të paktën për dy ndeshjet e rradhës të Grupit C, përballë Francës dhe Austrisë. Në këtë mënyrë kombëtarja polake do të jetë në ankth, ditë pas dite për të mësuar nëse Lewa do të mund të luajë në këtë Euro 2024.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: