TIRANË- Gazetarja Adela Xhamani e ka parandjerë se diçka nuk shkonte me të. BalkanWeb mëson se për të treguar gjendjen e saj fizike Adela ka telefonuar të fundit një mikeshën e saj, të cilës i ka kërkuar të thërriste një ambulancë.
Ndonëse ndihma ka qënë e menjëhershme, ajo s’mundi t’ja dilte. Policia njoftoi paraprakisht se 31-vjeçarja u gjet e vdekur në shtëpinë ku jetonte vetëm dhe nuk ka pasur shenja dhune. Lajmi i ndarjes së saj nga jeta ka qënë i papritur pën nënën e saj, e cila është transportuar në gjendje shoku drejt Tiranës, por edhe për motrën e vëllain që jeton në Gjermani.
Të pikëlluar e të shokuar janë të gjithë miqtë e saj, që me statuse nëpër rrjetet sociale s’kanë nguruar të postojnë kujtimet më të bukura që kishin me të. “Nuk mund ta besoj”, “Ma bëre me hile”, shkruajnë ata ndër të tjera.
ANILA JOLE: Jam e shokuar Adelajda!
Nuk kam fjale sot, vecse te them “Qofsh e parajses!” Nuk ka shpjegim perse vdekja nuk ka radhe, perse Zoti e keput jeten ne lule te saj, perse nje vajze e guximshme nuk duhet te shijoje ate qe arrin me lufte e pune… ???
Nuk jemi asgje ne kete bote! Gjithcka per te cilen merzitemi, eshte kaq e vogel perballe vdekjes! Lendojme njeri-tjetrin ne vend qe t’i zgjasim doren, ia veshtiresojme jeten ne vend qe te japim pak pozitivitet, kursejme fjalen e mire, duke harruar se mund te mos kemi shume kohe.
O te vdekshem! Duhet ta kujtojme kete gje perdite! ?

MIRANDA KASTRATI: Kur njerëzit ikin nga kjo botë të gjithë thonë fjalë të mira por në realitet çdo ditë u duhet të përballen me ligësi. Na duhet të jetojmë e përpiqemi me dhëmbë çdo ditë të jetës për të jetuar ndershmërisht, me dinjitet dhe pa ju përgjunjur kujt. Duhet të jemi të fortë, shpesh herë edhe vetëm kundër të gjithëve për të vazhduar rrugën, jetën që përditë na nxjerr ferra e gërmadha para për të na ndalur. Dikush ja del, dikush jo por sërish përpiqemi. Ashtu ishte Adela, ish-kolegia ime që nga sot nuk jeton më…luftëtare. Kur lexova lajmin, gjunjët mu këputën, duart më dridheshin dhe as një rresht nuk arrija të shkruaja më, për rininë, bukurinë, gjallërinë, mirësinë që u shuan për pak çaste. Ashtu si unë ose më keq janë ndjerë të gjithë ata që e njihnin Adelën. E pabesueshme është pak të thuash! Do ta mbaj mend ashtu gjithë energji në ditëlindjen time, duke kënduar urimin për mua, e duke bërë çmos të ma bënte natën të bukur. Nuk mund t’i mbash lotët…Një vajzë, një motër, një shoqe, një mike, një yll i bukur nuk jeton më…

FERNANDA CENKO: Se mendoja dot kurre qe nje prej mengjeseve te ngrihesha me lajmin me tmerrshem qe me dhane per ty! E embla jone gabove per kete kurajo qe pate sot! Ti ishe kurajoze, por jo deri ketu sa te viheshe ne sfide edhe me vdekjen kaq heret. Qofsh e xhenetit! Zoti te mbajte mes te mireve! Keto buzeqeshje do na mungojne gjithe jeten sepse mblidheshim bashke gjithmon. E bukura jone nuk kam fjale per ty!

NEVILA SAMARXHI: Merzia ime i ka kaluar kufijte ne diten e sotme. Ma bere me hile me the do pinim kafe pse ike kaq shpejt. Adela Xhamani me merzite sot shummeee edhe pse me thoshe mos e vrit mendjen. Kush do me thote tani te kisha une gjysmen e pasionit tend :( zoti te befte engjell ashtu sic je. Te deshi per vete :( :( .. nuk kam fjale vec lot dhe para syve heren e fundit qe ta bera me dore teksa i jepje makines :(

CFARË THOTË POLICIA PËR VDEKJEN
Sipas policisë, mësohet se ajo vuante nga epilepsia por për të përcaktuar shkaqet e vërteta të ngjarjes pritet ekspertiza mjeko-ligjore.
“Më datë 29.10.2017, rreth orës 05:10, në rrugën e Thesarit, është gjetur e vdekur në banesën e saj, shtetasja Adelajda Xhamani, 31 vjeç, e cila jetonte vetëm.
Nuk ka shenja dhune. Shtetasja e mësipërme vuante nga epilepsia. Pritet vendimi i mjekut ligjor”, njofton policia.
(m.a/BalkanWeb)
