Ish-ministri i Financave Arben Malaj, i ftuar në emisionin Open në News 24 thekson se negociatat për Ukrainën mes SHBA-së dhe Rusisë janë të vështira, pasi Vladimir Putin kërkon ta mbajë Kievin të dobët.
Ai shton se Trump po përpiqet të largojë Rusinë nga Kina, për të reduktuar rrezikun që paraqet Kina për Amerikën. Malaj shtoi se negociatat po shkojnë më ngadalë se sa pritej, duke treguar vështirësi reale.
Arben Malaj: Putin është i vështirë për të negociuar me të. Vladimir Putin kërkon ta mbajë Ukrainën më të dobët. Negociatat në thelb janë pozitive që bëhen. Negociatat nuk erdhën me shpejtësinë që u premtuan, që tregon se ka vështirësi reale.
Rreziku kryesor i Amerikës është Kina dhe Trump po tenton që të largojë Rusinë nga Kina. Negociatat nuk do të jenë të lehta. Donald Trump është person që ndryshon shpejt në pikëpamjet e tij.
(Balkanweb)
