Në një lëvizje që është e sigurtë se do të fus në tension ekipën e Samsung Galaxy X, Huawei sapo ka konfirmuar se telefoni i palosshëm që do të lansohet në 2019 do të vijë gjithashtu me rrjetin 5G.

Duke folur në Forumin Ekonomik Botëror, dhe raportuar nga Telecoms, kryetari i Huawei, Ken Hu tha: “Në telefonin tonë të parë [5G] ne do të prezantojmë një ekran të palosshëm”.

Huawei ka konfirmuar më parë se po zhvillon një telefon të palosshëm, i cili do të lansohet në 2019. Kompania gjithashtu tha në një intervistë me T3 se do të lansoj telefonat 5G në të njëjtin vit. Por kjo është hera e parë që kompania ka deklaruar publikisht se telefoni i tyre i palosshëm do të jetë gjithashtu një telefon 5G.

Vendosja e lidhjes 5G në një telefon të palosshëm ka kuptim për publikun: pajisjet 5G ka të ngjarë të kërkojnë më shumë ftohje sesa paraardhësit e tyre dhe ato gjithashtu do të përfitojnë nga bateritë më të mëdha sepse shpejtësitë më të larta do të mundësojnë njerëzit të përdorin telefonat e tyre për detyra që kërkojnë intensitet më të madh baterie.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb