Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar detaje të reja nga hetimet për çështjen e Vlora Hysenit, duke deklaruar se telefoni i Ergys Agasit ishte i pastruar, por të dhënat mund të rikuperohen përmes programeve të posaçme dhe ekspertizës teknike.

Gjatë një diskutimi në studio, Lala theksoi se hetimi është ende dinamik dhe mund të zgjasë deri në një vit, duke lënë të kuptohet se zbardhja e plotë e komunikimeve dhe kontakteve kërkon kohë.

Pjesë nga diskutimi në studio:
Klodiana Lala: Telefon i pastruar, por ka një program që mund të rikuperohen të dhënat me ekspertë shumë të mirë. Hetimi është shumë dinamik ende. Hetimi ndaj Vlora Hysenit mund të zgjasë edhe deri në një vit
SEBASTIAN ZONJA: Personazhi që përgjoi t gjithë Shqipërinë dërgon mesazhe dashurie për një person që është në kërkim dhe kërkon e gjithë Shqipëria. Për mua kjo nuk ka kuptim.
Klodiana Lala: Zonja ishte shumë e bindur brenda vetes q nuk do ta kishte SPAK-un pas për shkak të bashkëpunimit institucional së paku.
Flogert Muça: Ekziston edhe mundësia të ketë në dorë instrumenta të tjerë që ka mendar që edhe nëse do të nisë hetimi ka në dorë diçka që çështja të pushohet.
Klodiana Lala: Ka komunikime që nuk i kam publikuar sepse nuk i kam konfirmuar dot. Takimet me Ramën dhe sauditët janë në dosje.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb