HTC ende nuk ka konfirmuar se cilin telefon do të prezantojë së shpejti, por detajet e One M10 tashmë janë publikuar në internet.

Edhe pse është paralajhmrëuar se firma taivaneze do të punojë shumë në telefonin e ardhshëm shkaku i dështimit të One M9, raportimet e fundit bëjnë me dije se pajisja e re do të ketë një dizajn të ngjashëm.

Për telefonin e ri HTC-ja ka vendosur që të frymëzohet nga modeli One A9 sesa nga One M9.

Modeli A9 që prej lansimit ishte cilësuar si kopje e iPhone 6S sesa një produkt origjinal i HTC-së.

Detajet e telefonit të ri ende nuk janë bërë të ditura, por është e mundur që të ketë harduer dhe softuer të ngjashëm me një telefon mesatar.

(el.sp/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: