Telenovela e largimit të Mauricio Pochettinos nga Paris Saint Germain është gati të përfundojë. Por ka një kufi për të rregulluar: kompensimin e tij, pasi trajneri argjentinas është edhe një vit në kontratë me klubin kampion.

Në total, për shkarkimin e Pochettinos, PSG duhet të kompensojë atë për 20 milionë euro. Nga kupola drejtuese kërkojnë uljen e kësaj shume, por a do ta duhet të pranojë Pochettino? Për momentin duket nuk duket se ky është qëllimi i tij.

Nuk është hera e parë që Pochettino shkarkohet, atij i ka ndodhur edhe te në Tottenham. Pronari Levy duhej të paguante kur u largua nga Spurs në 2019 plot 14.6 milionë euro. Këtë herë do të ishte rreth 5 milionë euro më shumë, nëse nuk arrihej një marrëveshje për më pak.

Te PSG presin që të rregullohet largimi i argjentinasit për të zyrtarizuar ardhjen e trajnerit të ri. Ëndrra e sheikëve nga Katari ka qenë gjithmonë Zinédine Zidane, por trajneri marsejez duket se ka për qëllim të stërvisë kombëtaren franceze pas Kupës së Botës të këtij viti. Gjithsesi, ende nuk është thënë fjala e fundit, kjo do të ndodhë vetëm kur Pochettino të jetë shkarkuar zyrtarisht.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb