Kreu i grupit të këshilltarëve të djathtë në Bashkinë e Tiranës, Dorian Teliti, ka uruar publikisht kandidatin e pavarur për kryebashkiak, Florian Binaj.

Teliti shkruan në një postim në rrjetet sociale se Binaj është njeriu i duhur që i duhet Bashkisë Tiranë, pasi sipas tij, i njeh shumë mirë problemet e qytetit.

Dorjan Teliti: Tirana ka nevojë për një kryebashkiak që ecën me qytetarët, jo mbi ta. Suksese Flor!

Në Tiranën tonë që rritet çdo ditë, mes zhurmës, problemeve dhe shpresave të njerëzve të zakonshëm, kemi nevojë për një kryebashkiak që e njeh qytetin, që ndjen ritmin dhe njeh problemet e tij. Dhe Flor Binaj është pikërisht zëri dhe drejtuesi që i duhet sot bashkisë Tiranë.

E kemi njohur Florin jo vetëm si artist që na ka bërë të qeshim, por edhe si qytetar aktivist që ka folur hapur për padrejtësitë, pa frikë e pa ndrojtje politike. Kush e njej Florin e di mjaft mirë që ai rrezaton ndershmëri, energji dhe dashuri për këtë qytet.

Tani ai ka vendosur të bëjë një hap më tej, për ta kthyer zërin e qytetarëve në vendimmarrje.

Unë besoj se Flor Binaj do të sjellë në bashkinë Tiranë atë që na ka munguar prej kohësh: sinqeritetin, transparencën, përgjegjësinë dhe përkushtimin ndaj njerëzve. Suksese Flor bashkë për ndryshim për një Tiranë europiane.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb