Sot pasdite dhe gjatë ditës së nesërme pritet rrezik i lartë për zjarre në qarqet Shkodër, Lezhë, Durrës, Tiranë dhe Fier.
Instituti i Gjeoshkencës ka paralajmwruar se gjatw ditws sw sotme dhe neswr pritet rrezik i lartë për zjarre në qarqet Shkodër, Lezhë, Durrës, Tiranë dhe Fier.
Sipas parashikimit, rreziku për përhapjen e zjarreve pritet të jetë më i lartë gjatë ditës së nesërme, për shkak edhe të kushteve të motit.
Sa i përket reshjeve, sot pasdite priten reshje të dobëta të shoqëruara me shtrëngata në qarqet Elbasan, Korçë dhe Gjirokastër, ndërsa në qarqet e tjera reshjet do të jenë të dobëta deri lokalisht të dobëta.
Ditën e premte nuk priten reshje në të gjithë territorin e vendit.
Temperaturat minimale dhe maksimale nesër pritet të luhaten nga 22°C deri në 35°C në zonat bregdetare, nga 20°C deri në 36°C në vendet e ulëta, ndërsa në zonat malore temperaturat do të variojnë nga 14°C deri në 29°C.
Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar dhe të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarre, veçanërisht në zonat pyjore dhe me bimësi të dendur.
