Ndonëse vendi ynë po përballet këto ditë me temperatura të larta, ku disa qytetarë kanë nisur edhe plazhin, duket se do të kemi surpriza.

Në një lidhje përmes skype, Lajda Porja tha për News24 se do të rishfaqen reshjet e dëborës në zonat lindore dhe veriore të vendit.

“Kemi rishfaqen e dëborës në zonat lindore dhe veriore, Nga e enjtja deri në fundjave 20-22 gradë. Do të jemi nga ditët e verës, te nuancat e dimrit.

Ishte parashikuar që përgjatë kësaj pranvere të kishim një episod të tillë këto ditë. Nëse i krahasojmë me çfarë kemi përjetuar ditë më parë, këto janë temperatura dimri, pasi kemi pasur temperatura shumë të larta. Do të kemi stuhi ere.”, tha Porja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: