Çmimet e gazit në Evropë kanë arritur në nivelet e paraluftës, ndërsa 2023-shi fillon me  një mot të ngrohtë dhe temperatura më të larta se mesatarja, suke shkaktuar uljen e kërkesës së konsumatorit dhe kanë shmangur nevojën për të përdorur magazinimin nëntokësor.

Në Holandë, tregtimi i hidrokarbureve u mbyll ditën e djeshme me 68 euro për MWh.

Kujtojmë që, hera e fundit që çmimet e gazit ranë nën kufirin prej 70 MWh ishte në 16 shkurt të vitit të kaluar, pra para fillimit të luftës në Ukrainë.

Që nga fillimi i luftës, çmimet e gazit kanë kaluar në ulje dhe ngritje ekstreme, duke kulmuar në një vlerë të lartë të gjitha kohërave prej €342 MWh në gusht. Pas këtij kulmi, situata u bë më e qëndrueshme edhe pse përgjithësisht ishin tepër të larta krahasuar me një vit më parë.

Tendenca në rënie ofron një lehtësim për familjet dhe kompanitë evropiane, të cilat për muaj të tërë kanë luftuar për të përballuar faturat e paqëndrueshme dhe të paparashikueshme të energjisë.

Lajmi i mirë vjen pasi temperaturat kanë qenë të larta për stinën e dimrit, një fenomen që ekspertët e kanë lidhur me ngrohjen globale.

Kushtet atmosferike kanë frenuar përdorimin e ngrohjes dhe kanë mbrojtur rezervat e emergjencës.

Po ashtu dhe magazinimi nëntokësor i gazit në Bashkimin Evropian, i cili synon të mbulojë rritjen e kërkesës gjatë dimrit, aktualisht është në 83% të kapacitetit total.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb