Spanja ka regjistruar numrin më të lartë të viktimave nga temperaturat e larta.

Ministria e Shëndetësisë, raportoi se në maj është regjistruar numri më i lartë i viktimave që nga 2015 , të paktën 101 persona humbën jetën.

“Kjo shifër është 3.6 herë më e lartë se numri mesatar i vdekjeve të lidhura me nxehtësinë të regjistruara në maj gjatë dekadës së fundit”, tha ministria.

Rekordet e temperaturave për muajin maj janë thyer në disa qytete spanjolle ditët e fundit, veçanërisht në veri, sipas Agjencisë Kombëtare Meteorologjike (Aemet), e cila i përshkroi temperaturat si “jashtëzakonisht të larta për majin” dhe theksoi “këmbënguljen” e kësaj vale të nxehti, e cila ka zgjatur disa ditë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: