Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka folur për mediat në lidhje me operacionin”Tempulli 2”.

Ai vlerësoi punën e policisë dhe tha se gjatë këtij operacioni janë sekuestruar edhe shumë armë pa leje.

Balla theksoi se sasia e lëndëve narkotike të sekuestruar gjatë megaoperacionit, është e konsiderueshme

Fjala e Ballës:

Dua ta përgëzoj Policinë e Shtetit, të gjitha drejtoritë vendore të policisë, të cilat nën koordinimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe të Departamentit të Luftës Kundër Krimit në Drejtorinë e Përgjithshme, kemi arritur të realizojmë një fazë të dytë të operacionit kombëtar “Tempulli”. “Tempulli 2” ka disa suksese ne fakt, ku unë do doja të nënvizoja faktin që ka qenë një operacion i madh në shkallë kombëtare. Suksesi i parë lidhet me faktin që nuk kemi pasur asnjë rrjedhje të informacionit dhe numri i madh i urdhrave të ndalimit të lëshuara nga prokuroria janë realizuar të gjitha me sukses.

Ndërkohë që ne po flasim një pjesë e forcave të policisë janë në territor për të vazhduar më tej realizimin e këtij operacioni.
Jo pa qëllim kemi zgjedhur të jemi pranë një shkolle të mesme, dhe të gjithë biem dakord, siç biem dakord me të gjithë prindërit dhe të gjithë banorët se na duhet domosdoshmërisht ta rrisim prezencën tonë në territor për të garantuar shkolla të sigurta.
Paketa e sigurisë në shkolla është një nga sukseset tona të para, e cila do vazhdojë të konsolidohet.

Gjej rastin po ashtu të vlerësoj faktin që edhe sasia e lëndëve narkotike të sekuestruara është shumë e madhe, krahasuar me pritshmëritë dhe ndërkohë vazhdon puna jonë për të intensifikuar rezultatin edhe përsa i përket një momenti tjetër që është lufta kundër armëmbajtjes pa leje.
Edhe gjatë këtij operacioni kemi një numër të konsiderueshëm armësh pa leje të sekuestruara.

Pyetje : Lidhur me armët pa leje, shumë vrasje, sidomos në familje, kryhen me këto armë. Ministria e Brendshme ka punuar më herët për të hartuar një draft për një amnisti të mundshme. Çfarë po bëhet për këtë?
Ministri Balla: Paketa e sigurisë në shkolla do të kthehet e do të forcohet me ligj. Dhe çdo lloj vepre kriminale që ndodh pranë shkollave, prandaj ne sot jemi këtu, dhe pikërisht bindja jonë se duhet ta forcojmë zbatimin e paketës së sigurisë në shkolla, me ligj. Po kështu dhe çdo lloj forme të armëmbajtjes pa leje. Dhe në kuadër të ndryshimeve ose kodit të ri penal, i cili tashmë është në një fazë hartimi ose përfundimi të hartimit dhe pritet të fillojë, edhe diskutimi publik ku do të përfshiheni edhe ju, jam shumë i sigurt që edhe ky shqetësim që ngrini ju, do të marrë udhë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: