Xhinset janë të përjetshme – kombinohen gjatë gjithë vitit dhe përshtaten në raste të ndryshme.
Kjo është arsyeja pse ne jemi gjithmonë në kërkim të stileve që do të bëhen pjesë e pandashme e çdo garderobe.
Megjithatë, çdo sezon sjell variacione të reja në temën e xhinseve, duke na frymëzuar të eksperimentojmë dhe rifreskojmë stilin tonë.
Cili është fokusi këtë sezon? Estetika që dominon rrjetet sociale këtë vit dhe tendencat më me ndikim aktualisht janë të lidhura ngushtë me materialin xhins. Komoditeti është ende një prioritet, por kjo nuk do të thotë që ne duhet të heqim dorë nga dizajn të guximshme.

Këtë pranverë, fryma e mëndafshit “BOHO” rikthehet në dyert e mëdha të modës, por me një edicion të modernizuar dhe urban. Në të njëjtën kohë, veshjet e inspiruara të “workwear” (punës), të njohura për funksionalitetin e tyre, po shfaqen gjithnjë e mëshumë në kombinimet më të mira me stilin “streetwear” (rrugës), duke i bërë ato zgjedhjen perfekte për stilin e përditshëm.
Një tjetër trend i madh i këtij sezoni është kombinimi i xhinseve me xhinse – por pa rregulla! Nuanca dhe tekstura të ndryshmekombinohen lirshëm, duke krijuar veshje të marrin vëmëndje. Përveç xhinseve klasike, në plan të parë dalin pantallonat e shkurtra “Bermuda”, të cilat na ftojnë në një aventurë të re mode.

Brand Replay sjell xhinse që janë perfekte për veshjet pranverore dhe i gjeni në dyqanin monobrand REPLAY, si dhe në dyqanin multibrand FASHION&FRIENDS në qendrën tregtare TEG në Tiranë, si dhe në dyqanin online fashionandfriends.com.
(BalkanWeb)