Biznesmeni Ermal Beqiri u paraqit dje në ambientet e SPAK, ku ka dhënë shpjegime para prokurorëve të posaçëm.

News24 dhe BalkanWeb zbardhin detaje të reja lidhur me hetimin që po kryen Prokuroria e Posaçme Antikorropsion, lidhur me tenderat në AKSHI.

Mësohet se SPAK ka bashkuar 2 dosjet që ishin në hetim në një të plotë. Janë sekuestruar të gjitha dosjet e tenderave të dyshuara korrptive.

Ndërsa po shqyrtohen edhe bilancet e kompanive të Beqirit duke u krahasuar me dokumentet e tenderave të AKSHI që po hetohen nga SPAK-u.

Ermal Beqiri dyshohet për korrupsion në tenderat e AKSHI.

Ai është denoncuar nga opozita si përfitues i shumë tenderave në AKSHI, ndërsa pak kohë më parë, PD ka denoncuar një procedurë prokurimi të paligjshme.

Partia Demokratike denoncoi se në muajin tetor 2024 u shpall fituese kompania ‘SOFT and Solution SHPK’, me pronësi të Ermal Beqirit me vlerë 3.1 milionë euro, teksa janë skualifikuar dy kompani të tjera. PD i bëri thirrje SPAK që të hetojë tenderat dhe veprimtarinë e institucionit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb