Carlos Alcaraz vazhdon serinë e sukseseve, duke triumfuar në turneun prestigjioz Rolex Paris Masters. Tenisti spanjoll mposhti në finale amerikanin Ben Shelton me rezultatin 2-0 në sete, 7-6 dhe 7-5, pas një përballjeje mjaft të luftuar në fushën e Parisit.

Alcaraz tregoi karakter dhe qetësi në momentet vendimtare, duke përmbysur edhe disavantazhin 2-4 në setin e dytë për të siguruar trofeun. Ky është titulli i 29-të në karrierën e tij dhe i pesti për këtë sezon, si dhe trofeu i nëntë Masters 1000, duke iu afruar Jannik Sinnerit në këtë renditje historike.

Për spanjollin, triumfi në Paris vjen pas suksesit në Vjenë dhe përbën një revansh ndaj Sheltonit, që e kishte eliminuar në çerekfinalet e US Open.

Tashmë, Alcaraz synon të plotësojë koleksionin e nëntë turneve Masters 1000, ndërsa objektivi i radhës janë ATP Finals në Torino, ku do të kërkojë të mbyllë sezonin me një tjetër trofe të rëndësishëm.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: