Venus Williams është rikthyer në tenis pas një pauze prej 16 muajsh, gjatë së cilës iu nënshtrua një operacioni në mitër, me një fitore në dyshe në turneun WTA Open në Uashington. Amerikania 45-vjeçare, në çift me bashkëkombësen Hailey Baptiste, mposhti në të tetat kanadezen Eugenie Bouchard dhe amerikanen Clervie Ngounoue me rezultatin 6-3, 6-1.

“Ndoshta është edhe më e vështirë të luash këtë ndeshje sapo je kthyer, sepse nuk jam një specialiste e dysheve,” – tha Williams, fituese e gjashtë turneve Grand Slam dhe ish-numri 1 në botë në tenisin femëror – “Kam rifituar pak ndjesinë me topin, është thjesht bukur të mund të luash: nëse mendoj që një vit më parë po përgatitesha për një operacion, dhe tani po përgatitem për ndeshjen.”

Tani Venus e pret ndeshja e parë në turneun individual, kundër bashkëkombëses Peyton Stearns. Në rikthimin e saj në fushë, mes 3 mijë spektatorëve, ishte i pranishëm edhe ylli i NBA-së, Kevin Durant. Tashmë Williams theksoi se tani fokusi i saj është në gjendjen fizike.

Ajo shpjegoi se sa e rëndësishme është që të gëzojë shëndet të plotë e të përgatitet si duhet, për të rifituar formën e saj më të mire fizike, duke qenë se ka patur një pauzë të gjatë inaktiviteti.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb