Elena Ribakina është fituesja e re e “US Open”, pasi mposhti Arina Sabalenkën në një finale spektakolare. Tenistja kazake triumfoi me rezultatin 6-4, 5-7, 6-2, pas 2 orësh e 21 minutash lojë.

Ky sukses i dha Ribakinës jo vetëm trofeun e Grand Slam-it, por edhe vendin e parë në renditjen botërore të “WTA”-së. Sabalenka, e cila synonte të fitonte “US Open” për të tretin vit radhazi, mbeti pa titull dhe pa numrin 1.

Ribakina tregoi gjatë gjithë ndeshjes qetësi, forcë dhe saktësi, duke përfituar edhe nga gabimet e shumta të kundërshtares. Sabalenka reagoi në
setin e dytë dhe arriti ta barazojë ndeshjen, por në setin vendimtar kazakja ishte dominuese. Dhimbjet e shpinës dhe lodhja ndikuan te Sabalenka, e cila nuk mundi të rikthehej më në lojë.

Me këtë triumf, Ribakina krijon një avantazh prej 2.026 pikësh ndaj saj në renditjen botërore. Sfida e radhës për kampionen do të jetë më 23 shtator në Shenzhen, në çerekfinalet e “Billie Jean King Cup”, ku Kazakistani do të përballet me Spanjën.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb