Jannik Sinner rikthehet në majën e tenisit botëror. Italiani triumfon në Masters 1000 të Montekarlo-s, duke mposhtur në finale rivalin spanjoll Carlos Alcaraz me rezultatin 7-6, 6-3, pas një përballjeje që zgjati mbi dy orë.

Ndeshja u zhvillua në kushte të vështira për shkak të erës, duke prodhuar shumë gabime nga të dy tenistët. Seti i parë ishte i balancuar dhe u vendos vetëm në tie-break, ku Sinner u tregua më i saktë në momentet kyçe.

Në setin e dytë, Alcaraz e nisi më mirë duke kaluar në avantazh, por reagimi i Sinner ishte i menjëhershëm. Italiani përmbysi disavantazhin me dy break radhazi dhe mori kontrollin e lojës deri në fund.

Me këtë fitore, Sinner siguron titullin e tetë Masters 1000 në karrierë dhe rikthehet në vendin e parë të renditjes ATP, duke konfirmuar formën e tij të shkëlqyer këtë sezon.Aktualisht Sinner kryeson me vetëm 110 pikë më shumë se sa rivali i tij Carlos Alcaraz në renditje.

Mediat italiane ishin në ekstazë ditën e sotme teksa përcillnin njëzëri suksesin e tenistit italian. “Sinner je numri 1”, “Kupa jonë e Botës”, ishin vetëm disa prej titujve kryesorë të këtyre të përditëshmve.

Corriere
 
Gazzetta
 
Tuttosport
 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: