Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit me famë botërore, Rame Lahaj, i dhuroi një mbrëmje të veçantë shkodranëve. Përkrah artistit shqiptar, koncerti “Rame Lahaj & friends” ngjiti në skenë edhe mysafirët special Alessandro Safina dhe Adhurim Grezda të cilët përformuan kryeveprat e muzikës shqiptare dhe ato botërore…

“Është hera e parë që vij këtu dhe vendi është i bukur. Publiku ishte fantastik. Jam shumë i lumtur. Këto ditë isha në Shkodër dhe jam ndjerë shumë mirë, përtej pritshmërive që kisha. Do të kthehem sërish, tashmë për pushime. Me Ramen është hera e dytë që bashkëpunojmë është një artist dhe një njeri i mrekullueshëm”, thanë të ftuarit.

Kjo mbrëmje artistësh, riktheu në qytetin e saj pas 35 vitesh edhe dirigjenten shkodrane Elda Laro, sot dirigjente në operan e Berlinit në Gjermani….

Koncerti që bëri bashkë artdashës shkodranë dhe miq të ftuar nga e gjithë Shqipëria dhe Kosova, u realizua nga Bashkia e Shkodrës, Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit si dhe nga Fondi Shqiptarë i Zhvillimit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: