Real Madrid ka ngritur zërin dhe këtë herë e ka bërë në një formë shumë të fortë. E përditshmja spanjolle “AS” ditën e sotme i ka kushtuar hapësirën kryesore pikërisht polemikave që shkaktoi arbitrimi i kryesorit Jose Luis Munuera Montero, që kulmuan me kartonin e kuq të nxjerrë ndaj Jude Bellingam, në sfidën e së shtunës ndaj Osasunës.

Një vendim që shkaktoi irrritimin e Ancelottit dhe stafit të tij, ndërkohë një lumë fyerjesh e akuzash kanë vijuar më pas në profilin e arbitrtrit spanjoll. Ai madje ka marrë edhe kërcënime për jetën e tij e të familjarëve, që kanë detyruar më pas arbitrin 41 vjeçar të mbyllë komentet për ndjekësit.

Në njëfarë mënyre, situata mund të konsiderohet si një keqkuptim gjuhësor, pasi mesfushori anglez ka shpjeguar pak ndeshjes se nuk ka fyer gjyqtarin e ndeshjes. Megjithatë ai pritet të përballet me sanskione.

Një situatë aspak e qetë për madrilenët 1 ditë para sfidës përcaktuese me Cityn, por edhe sepse skuadra e Carlo Ancelottit tashmë ka humbur edhe primatin në La Liga, pas barazimit të 3 radhazi në kampionat, që u shoqërua edhe nga triumfi i skuadrës katalanase të hënën në mbrëmje ndaj Rayo Vallecanos.

Tashmë detyra e italianit Ancelotti do të jetë ajo për të qetësuar grupin e për të përqendruar lojtarët vetëm në fushën e lojës, aty ku tashmë nis edhe pjesa më e vështirë e më vendimtare e sezonit për “Los Blancos”.

As

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: