Policia e Shkodrës ka vënë në pranga 41-vjeçarin Serjan Jahja, i cili një ditë më parë kanosi me armë zjarri fqinjin e tij në fshatin Dobraç, duke shtënë me pistoletë.

Sipas njoftimit zyrtar, pas hetimeve të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Serjan Jahja, 41 vjeç, për veprat penale:

-“Vrasja me dashje, mbetur në tentativë”

-“Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve”

-“Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”

Gjatë kontrollit në banesën e të arrestuarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pistoletë, sasi municioni luftarak si dhe shuma të konsiderueshme parash në valuta të ndryshme, që dyshohen të jenë produkt i veprimtarive kriminale.

Të gjitha provat materiale janë sekuestruar, ndërsa procedurat ligjore për vijimin e hetimeve do të zhvillohen nga Prokuroria e Shkodrës.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb