Spanja po ndalon hyrjen në territorin e saj dy ministrave të ekstremit të djathtë , njoftoi Ministria e Jashtme spanjolle, një ditë pasi Izraeli njoftoi masa të ngjashme kundër dy ministrave spanjollë.

Ministrat Itamar Ben-Gvir dhe Bezalel Smotrich përfshihen në listën e personave që i nënshtrohen sanksioneve” dhe nuk do të jenë në gjendje të hyjnë në territorin spanjoll”, njoftoi José Manuel Álvarez.

Të hënën, Spanja dhe Izraeli shkëmbyen deklarata të ashpra pasi kryeministri spanjoll Pedro Sánchez prezantoi masa “për t’i dhënë fund gjenocidit në Gaza”.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb