Seanca parlamentare e kësaj të enjte u shoqërua nga debatet mes mazhorancës dhe opozitës. Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e gjyqit te Gjykata e Apelit, për opozitën ka përgjegjës shtetin, ndërsa akuzon institucionet për dështim në garantimin e masave të sigurisë.

Ndërsa mazhoranca akuzoi deputetët e PD se po bëjnë politikë me vdekjen.

Pasi ndërpreu seancën 2 herë për shkak të tensioneve nga deputetët e PD, Peleshi kaloi për votim rendin e ditës. Seanca në Kuvend u mbyll pas rreth 60 minutash.

Whatsapp Image 2025 10 09 At 12.02.57

Kuvendi miratoi sot 4 rezoluta për veprimtarinë për vitin 2024 të 4 institucioneve të pavarura pa diskutime pasi kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla kërkoi kalim të menjëhershëm në votim pas debateve në seancë.

Pas hedhjes në votim, deputetët e mazhorancës votuan pro kalimit në votim pa diskutime.

Kështu, Kuvendi miratoi me 76 vota pro dhe 2 kundër rezolutën për veprimtarinë e Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) për vitin 2024.

Kuvendi miratoi me 76 vota pro rezolutën për veprimtarinë e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale (KDIMDP) për vitin 2024

Gjithashtu, Kuvendi miratoi me 76 vota pro rezolutën për veprimtarinë e Entit Rregullator të Energjisë (ERE) për vitin 2024.

Kuvendi miratoi me 76 vota pro edhe  rezolutën për veprimtarinë e Entit Rregullator të Ujit (ERRU) për vitin 2024.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb