Tensione në protestë. Policia po vazhdon veprimet për të shpërndarë protestuesit, që gjenden në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Efektivët kanë hedhur ujë me autobotë në drejtim të protestuesve, si dhe gaz lotsjellës.
Policia ka nxjerrë në bulevard tashmë autobotin me ujë.
Efektivët kanë bllokuar zonën pranë Kryeministrisë, duke larguar protestuesit në një tjetër zonë.
Sot ka qenë një ditë e gjatë për protestuesit. Studentët dhe qytetarët kanë protestuar që në orën 09:00, kur nisi punën parlamenti. Edhe në Kuvend kishte tensione mes palëve, ku u diskutua pikërisht për protestën.
