Tensione janë shënuar gjatë protestës para Kuvendit, ku protestuesit kanë hedhur mjete piroteknike brenda një kazani plehrash.

Situata është shoqëruar me përplasje dhe tensione mes protestuesve dhe forcave të policisë, ndërsa vijon protesta kundër reformës territoriale.

Policia ka përdorur masivisht spraj lotsjellës kundër protestuesve, ndërkohë që shumë prej tyre janë ndjerë keq dhe kanë pasur nevojë për ndihmë.

Një qytetar është shoqëruar nga ambulanca drejt spitalit për ndihmë më të specializuar mjekësore.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb