Organizata e Kombeve të Bashkuara ka reaguar së fundmi në lidhje me balonën kineze që u zbulua në territorin amerikan ditën e sotme, teksa kanë bërë me dije se  nuk do të dëshironin të shihnin rritje të tensioneve midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara, tha zëdhënësi i OKB-së Stephane Dujarric në një konferencë.

“Ne nuk kemi asnjë informacion përtej asaj që shohim në shtypin në SHBA ose shohim në shtypin në Kinë. Kështu që unë nuk kam asnjë koment për atë gjë të veçantë, përveçse të them që padyshim, ne nuk do të dëshironim të shihnim një situatë ku tensionet do të do të rritet midis Uashingtonit dhe Pekinit” tha ai.

Megjithatë balona kineze, e cila u tha se është një vegël për parashikimin meteorologjik, sipas Dujarric është ende duke fluturuar mbi territorin amerikan.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: