SHBA

Presidenti i SHBA, Donald Trump i cili dha vendimin për ekzekutimin e gjeneralit iranian Qasem Soleimani ka telefonuar kreun e NATO-s, Jens Stoltenberg ku i ka kërkuar që të përfshihet më shumë në Lindjen e Mesme.

Pas tensioneve tashmë të ndezura SHBA- Iran, Stoltenberg ra dakort me Trump se NATO mund të kontribuojë më shumë për paqen në Lindjen e Mesme si dhe luftën kundër terrorizmit.

Ndërkohë dje Donald Trump bëri me dije se gjatë përgjigjes së Iranit mbi dy bazat ushtarake amerikane në Irak nuk pati të lënduar dhe se SHBA do të vendosë sanksione të reja ndaj Teheranit.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb