Tensionet mes Izraelit dhe Iranit janë përshkallëzuar që nga sulmi i parë të premten.

Këto janë përditësimet e fundit për situatën në terren nga mediat e huaja:

-Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka publikuar një mesazh me video, ku shprehet se avionët luftarakë do të shihen mbi Teheran.

-Izraeli deklaron se ka vrarë 20 komandantë ushtarakë iranianë që nga fillimi i operacionit.

Lufta1
Lufta1

-Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) po vazhdojnë të bombardojnë objektiva në Iran – ndërkohë presidenti iranian, Pezeshkian, ka kërcënuar me një “përgjigje edhe më të ashpër” nëse Izraeli nuk tërhiqet.

-Bisedimet bërthamore të planifikuara ndërmjet SHBA-së dhe Iranit për ditën e diel janë anuluar, sipas Omanit, pasi Irani i cilësoi ato si “të pajustifikueshme” pas sulmeve izraelite.

Korrespondenti ynë raporton se shumë familje izraelite po rikthehen për të marrë sendet e mbetura nga shtëpitë e tyre të shkatërruara nga një sulm iranian në Rishon LeZion, pranë Tel Avivit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: