Një ushtar i armatosur palestinez u qëllua për vdekje nga forcat izraelite gjatë një bastisjeje në një fshat pranë qytetit të pushtuar të Nablusit në Bregun Perëndimor, ka thënë ministria palestineze e shëndetësisë, raportojnë mediat e huaja.

27-vjeçari, Amir Ahmad Khalifa, u qëllua në kokë dhe në shpinë pasi ushtarët izraelitë sulmuan fshatin Zawata, në perëndim të Nablusit.

Tensionet vijnë në sfondin e përshkallëzimit të dhunës në konfliktin izraelito-palestinez që nga fillimi i vitit, veçanërisht në Bregun Perëndimor, territor palestinez i pushtuar nga Izraeli që nga viti 1967. Të paktën 213 palestinezë janë vrarë që nga fillimi i vitit, si dhe 28 izraelitë.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: