Deputeti Tomor Alizoti ka kërkuar që situatë e tensionuar në Kosovë të fute në rendin e ditës, duke theksuar se ngjarja po merr përmasa të mëdha.

Gjithashtu Alizoti u shpreh se nga momenti në moment kriza në Kosovë mund të agravojë dhe se Shqipëria duhet ta marrë seriozisht këtë çështje.

“Kriza e Kosovës po merr përmasa. Rëndësia sot edhe në media botërore është kriza në Kosovë e cila mund të agravojë. Shqipëria me përvojën e saj diplomatike duhet ta ketë rend dite. Ata janë vëllezërit tanë. Merreni seriozisht këtë gjë. Kriza atje po degradon. Kriza prodhon krizë”, tha ndër të tjera Alizoti.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb