Presidenti francez Emmanuel Macron e ka cilësuar armëpushimin e fundit si “zgjidhjen më të mirë të mundshme”, duke theksuar se ai duhet të zgjerohet edhe në Liban për të qenë realisht i qëndrueshëm.

Në deklaratat e tij, Macron u shpreh se marrëveshja duhet të respektohet plotësisht “në të gjitha frontet”, duke nënvizuar se përfshirja e Libanit është një kusht kyç për besueshmërinë e saj në planin afatgjatë.

Ai shtoi se çdo marrëveshje gjithëpërfshirëse duhet të adresojë jo vetëm programet bërthamore dhe balistike të Iranit, por edhe rolin dhe politikat e tij në rajon.

Në të njëjtën kohë, kreu i shtetit francez u ndal edhe te çështja e sigurisë së lundrimit në Ngushticën e Hormuzit, duke theksuar se çdo veprim që pengon kalimin e lirë duhet të trajtohet me serioz.

Macron ka qenë prej kohësh kritik ndaj ndërhyrjeve ushtarake kundër Iranit, duke i cilësuar më herët si “jorealiste” propozimet për një operacion të përbashkët ushtarak që synon hapjen e kësaj rruge strategjike detare.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb